Adriatik Llalla i shpëtoi Vetingut? 
Deputetja e PS: ONM e ka apeluar

Adriatik Llalla i shpëtoi Vetingut? <br />Deputetja e PS: ONM e ka apeluar<br>
Adriatik Llalla duket se nuk do ta ketë të lehtë t'i shpëtojë filtrave të Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi dy ditë më parë të pranojë kërkesën e tij duke ndërprerë procesin e Vettingut, pasi ish-kryeprokurori u tërhoq nga sistemi i drejtësisë.

Por për deputeten e PS, Ermonela Felaj ky vendim i KPK nuk është i formës së prerë. E ftuar në studion e Report Tv, kryetarja e komisionit të Sigurisë u shpreh se ONM e ka ankimuar në Kolegjin e Apelimit dhe do të jetë kjo hallkë e cila do të vendosë përfundimisht nëse Llalla do i nënshtrohet Vettingut apo jo. 

"Di që ONM, nëpërmjet komisionerit publik i ka kërkuar Kolegjit të Apelimit që të shprehet, për vendimin e marrë nga shkalla e parë e Vettingut. I njëjti shqetësim është ngritur edhe në parlament. Jemi duke zhvilluar mbledhje të këshillit të legjislacionit. Sepse janë disa ligje të reformës në drejtësi që janë marrë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Jemi duke pubnuar me disa ligje të reformës në drejtësi dhe një nga ligjet që duhet plotësuar, është edhe ai që lidhet me Vettingun. Ka bërë një interpretim Gjykata Kushtetuese për këtë ligj. Unë i përkas opinionit që Vetti8ngu nuk duhet ndërprerë. Është dhënë një e drejtë që të largohesh dhe të mos bëhet Vettingu",
u shpreh Felaj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024