TIRANE - Shqipëria si kryesuese e Kartës së Adriatikut nuk ka mundur ta bëjë pjesë Kosovën si anëtare me të drejta të plota, pas kundërshtimit të Bonjë-Hercegovinës.
Në mbledhjen e Komisionit të Partneritetit të SHBA me Kartën e Adriatikut (vendet që janë pjesë: Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina si vende vëzhguese Serbia dhe Kosova) është hedhur në votim kërkesa e bërë nga Kosova për të qenë pjesë e Kartës, por Bosnje-Hercegovina votoi kundër duke penguar anëtarësimin e saj. Kjo kërkesë, ka shkaktuar dhe zemërimin e ambasadorit serb në Tiranë, i cili ka braktisur këtë takim.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që kryesoi mbledhjen tha se Shqipëria donte anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut. Sipas tij rruga e gjithëpërfshirës është më e mira, pasi karta e Adriatikut është një paradhomë për të gjitha vendet që duan të jenë pjesë e NATO-s.
“Sikurse e dini Karta e Adriatikut pasqyron praktikën e mirë të SHBA-ve. Përveç 5 vendeve që janë anëtare, Kosova dhe Serbia kanë statusin e vendeve vëzhguese. Diskutuam mënyrën se si mund të përdoret më mirë Karta e Adriatikut. Të gjitha vendet që janë pjesë e Kartës së Adriatikut kanë një bashkëpunim kundër terrorizimit. Kërkesa për anëtarësimin e Kosovës, kjo kërkesë u mbështet nga të gjitha vendet e “Kartës” me përjashtim të Bosnjë Hercegovinës, ç’ka nuk ia plotëson kërkesën që të jetë pjesëmarrëse”, deklaroi ministri Bushati në një konferencë shtypi.

/Shqiptarja.com

VIDEO
Kosovën, ikën ambasadori se">