Rusia vazhdon provokimet me avionë nga ajri pranë kufijve të NATO-s. Së fundmi, radarët e NATO-s kanë kapur 5 avionë rusë pranë Danimarkës.
Bëhet fjalë për një avion Su-30, Su-35 dhe tre MiG-31, të gjithë rusë, të cilët po fluturonin pranë hapësirës ajrore të Danimarkës.
NATO aktivizoi menjëherë mekanizmat mbrojtëse, duke ngritur në fluturim 2 avionë luftarakë hungarezë nga baza ajrore baltike në Lituani.
Më herët, pranë Alaskës, SHBA kapi 4 avionë luftarakë rusë. Menjëherë u ngritën në fluturim 4 avionë luftarakë F-16 amerikanë, të cilët larguan avionët rusë. Në fluturim u ngrit edhe një avion mbikëqyrës.
Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut, që interceptoi mjetin e fluturimit, bëri me dije se avionët rusë qëndruan në hapësirë ajrore ndërkombëtare dhe nuk hynë në hapësirën ajrore amerikane ose kanadeze.
Pas manovrare në ajër, ka reaguar edhe ambasadori i Rusisë në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar Perëndimin që rrëzimi i një avioni rus, do të ishte shpallje lufte.
“Çdo rrëzim i një avioni rus nga NATO në hapësirën e saj ajrore do të shkaktonte një luftë”, ka thënë ai.
Vendet e NATO janë në gatishmëri pas disa rasteve të javës së kaluar, kur avionë dhe dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s në Evropë.
Në fjalimin që Presidenti amerikan Donald Trump mbajti në OKB, u bëri thirrje vendeve të NATO-s që t’i rrëzojë avionët rusë nëse hyjnë në hapësirën ajrore.

Pas provokimeve në ajër me avionët rusë që i afrohen kufijve të vendeve të NATO-s dhe mobilizimin e menjëhershëm të avionëve Perëndimorë, ka reaguar edhe Moska.
Ambasadori i Rusisë në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar Perëndimin që rrëzimi i një avioni rus, do të ishte shpallje lufte.
“Çdo rrëzim i një avioni rus nga NATO në hapësirën e saj ajrore do të shkaktonte një luftë”, ka thënë ai.
Ky reagim erdhi pasi avionë ushtarakë të NATO-s dhe SHBA u mobilizuan menjëherë pasi avionë rusë fluturuan pranë kufirit të Danimarkës si dhe pranë Alaskës.
Dy ditë më parë, edhe Presidenti Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s që të rrëzojnë avionët rusë të cilët hyjnë në hapësirën ajrore.
-
Kur dote filloj ata nuk din si te dalin nga lufta me Ukrainen ndoshta kane vendosur ta zhdukin vetveten tani vetem armet berthamore qe e mbajne ne kembe .
Përgjigju -
Epo dhe keshtu s’eshte pare e degjuar. Te vjen ne shtepi i paftuar, dhe thote nese mi prek avionet do te thote lufte..!!! E shikon ore Trump qe ia krehe bishtin mire Putinit..?! Tani rri duroja edhe pordhet qe te ben brenda ne shtepi.
Përgjigju -
Ham ham thuaji ruseve. Me cfare do luftojne kundra gjithe botes me kapsolla 100 vjecare apo me buke misri. Ishte kur ishte super fuqi, tani 3 vite spo pushton dot ukrainen.
Përgjigju-
Per ke Nato e ke fjalen , Shiperi , Maqedoni ,Rumani , Estoni , Letoni , Lituani , poloni , Danimarke , Suedi apo per ke ? Rusia keto vende as qe i llogarit fare o zoteri i ka komplet kruajtese dhembesh . Nato ka mbaruar me kohe sepse nuk ka nje ushtri por vetem pordhe dhe fryrjet e Amerikes si gjel deti ne maje te plehut . Do ta kuptopsh shume shhpejt qe jane peme pa kokrra perendimoret
-
Tigri prej letre apo arushi prej kartoni ta provoj njeher me kundershtar fiks bashk me plakushin e bjellrusis te pervelohen per nje jav pastaj te ngelen pa ushtri fare hahaha
-








Komente
Komento