Pas Bosnjes e Serbisë, shefi i CIA-s ndalet në Prishtinë! William Burns takohet me Presidenten Vjosa Osmani

Pas Bosnjes e Serbisë, shefi i CIA-s ndalet në Prishtinë! William Burns takohet me Presidenten Vjosa Osmani

Shefi i CIA-s ne presidencen e Kosoves

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, u takua të enjten me dyer të mbyllura me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në Prishtinë, në kuadër të një vizitë në rajon gjatë së cilës qëndroi edhe në Sarajevë dhe në Beograd.

Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, raporton REL.

Asnjëra palë nuk ka dhënë ende ndonjë hollësi rreth vizitës së Burns, që ndodh në një kohë kur qeveria amerikane ka kundërshtuar vendimet për veriun të kryeministrit Albin Kurti, i cili këto ditë po merr pjesë në Kuvendin e demokratëve në Çikago. Nuk dihet dihet nëse Burns do ta takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. 

Burns arriti në Prishtinë nga Beogradi, por për vizitën e tij atje nuk ka pasur asnjë njoftim.

Të martën Burns ishte në Sarajevë për takime me zyrtarë politikë dhe të agjencive të sigurisë, në një vizitë gjatë së cilës, sipas një zyrtari të qeverisë amerikane, u diskutua lidhur me retorikën përçarëse dhe veprimet e presidentit pro rus të Republikës Serbe, Milorad Dodik.

Milorad Dodiku gëzon përkrahjen e Rusisë për qëndrimet e tij, ndërsa ekziston një frikë e përhapur në Perëndim se Moska po përpiqet të destabilizojë Bosnjën dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, për të zhvendosur të paktën një pjesë të vëmendjes botërore nga agresioni i saj në Ukrainë.

Vizita e Burnsit në rajon vjen në kohën kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se shteti i tij është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.

SHBA-ja dhe shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare kanë kritikuar disa vendime dhe veprime të ndërmarra së fundi nga Qeveria e Kurtit, që janë konsideruar si “të njëanshme” dhe “të pakoordinuara”.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka kërkuar Qeverisë Kurti që të rikthehet në “angazhim konstruktiv dhe të ngushtë” me Uashingtonin, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, teksa Uashingtoni po ashtu po kërkon që institucionet e Kosovës të mos e hapin për qarkullim urën mbi lumin Ibër, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë.

Burns është ish-ambasador i SHBA-së në Rusi. Ai është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, pasi ai është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

Ai u emërua nga presidenti Biden në postin e drejtorit të CIA-s në janar të vitit 2021

1724332719_kosove.JPG

Foto: Avioni i Burns ne aeroportin e Prishtinës,foto REL

S.B/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardan: 23/08/2024 07:42

    O Ilirjan, po çlidhje ka Kurti me Vuçiç e Dodik janë si nata e me ditën dhe e bardha me të zezën. Kurti nuk është as vrasës as hajdut. Por ti si këlysh komunisti stë rrihet pa komentuar

    Përgjigju
  • Qytetari: 22/08/2024 17:13

    Ju mori mbare, me radhe te gjitheve. Mos beni me gek mek. E kuptoni vete sa te vegjel jeni.

    Përgjigju
    • ilirjan: 23/08/2024 05:24

      Albini, Dodik e Vucic... harrojne shpejt. Pas nje jave do te sillen po njesoj si me pare.Prit kur te takojne ndonje rus a kinez, e te rimarrin zemer. Vetem dajaku i bind

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg