Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Korenë e Jugut për stërvitje të përbashkëta ushtarake

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Korenë e Jugut për stërvitje të përbashkëta ushtarake

Aeroplanmbajtësja amerikane Theodore Roosevelt e ankoruar në portin e qytetit Busan, në Korenë e Jugut

Aeroplanmbajtësja amerikane Theodore Roosevelt mbërriti të shtunën në qytetin portual Busan të Koresë së Jugut për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake më vonë gjatë këtij muaji me vendin pritës dhe Japoninë, njoftuan zyrtarë të marinës.

Udhëheqësit e të tre vendeve ranë dakord gjatë një takimi të nivelit të lartë gushtin e vitit të shkuar për të kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake vjetore, në kuadër të përpjekjeve për unitet përballë fuqisë në rritje të Kinës dhe kërcënimeve bërthamore nga Koreja e Veriut

Në stërvitjet e këtij muaji, nën emrin “Pragu i Lirisë” (Freedom Edge), forcat detare të të treja vendeve do të kryejnë manovra detare, stërvitje luftarake anti-nëndetëse dhe stërvitje të mbrojtjes ajrore, tha kundëradmirali amerikan Christopher Alexander.

"Synojmë të përmirësojmë ndërveprimin midis marinave tona dhe të sigurohemi që jemi të gatshëm t'i përgjigjemi çdo krize apo emergjence," tha ai në një konferencë për shtypin, duke thënë se aeroplanmbajtësja “Theodore Roosevelt” do të shërbente si anija komanduese për stërvitjet.

Vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kryen stërvitjet trepalëshe me qëllim përmirësimin e aftësive për të reaguar ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut.

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Korenë e Veriut javën e shkuar, për herë të parë pas 24 vjetësh dhe firmosi një marrëveshje me udhëheqësin Kim Jong Un, që përfshin ndër të tjera zotimin e palëve për të ndihmuar njera tjetrën në rast të një sulmi./ VOA

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?