T. Boone Pickens njoftoi në Linkedin se po shiste pronën e tij më të çmuar, Mesa Vista Ranch, e cila njihet ndryshe si ‘oazi i Texas Panhandle.’
Kompleksi masiv, rreth 120 kilometra në verilindje të Amarillos në teksas, është vërtet përrallor.
Ai përfshin një aeroport privat, liqene artificiale, lumenj si dhe një habitat për kafshët e egra, sipas Dallas Morning News.
Pickens, 89 vjeç, ka vendosur ta shesë për shkak të moshës së tij dhe shëndetit jo fort të mirë. Ai ka probleme me shikimin dhe dëgjimi sa vjen e po i zbehet.
Tani, njeriu i cili e bëri pasurinë e tij duke blerë kompani nafte thotë se do t’ia shesë pronën e tij vetëm te ndonjë blerës që do të jetë i angazhuar seriozisht që ta ruajë peizazhin natyror të saj.
[gallery]24967[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

FOTO








