Hapja e linjës së re të fluturimit nga Tirana në Pescara i kompanisë Balkan Expres duket se ka nisur të japë frytet e saj të para. Pikërisht për këtë, drejtori komercial i Balkan Express bashkë me menaxherin e aeroportit të Pescarës, disa tour operator si dhe gazetarë kanë mbërritur sot në Tiranë. Ata shprehen se tashmë qëllimi i tyre është që të krijonë më shumë mundësi për bizneset italianë që të vijnë e të investojnë për turizmin në Shqipëri.
 
Hapja e linjës së re të fluturimit nga Tirana në Pescara i kompanisë Balkan Expres duket se ka nisur të japë frytet e saj të para. Pikërisht për këtë, drejtori komercial i Balkan Express bashkë me menaxherin e aeroportit të Pescarës, disa tour operator si dhe gazetarë kanë mbërritur sot në Tiranë.
 
Drejtori i Balkan Express Igor Asciuto shprehet mjaft i kënaqur nga linja e re e fluturimit duke thënë se deri më tani ka patur një impact tejet pozitiv.
 
“Linja e re e fluturimeve nga Tirana në Pescara e cila vjen dy herë në javë, të hënën dhe të premten, deri më tani ka patur një imapkt fantastic pasi në çdo fluturim ne kemi kërkesa të shumta. Kjo do të thotë se ka qenë e domosdoshme hapja e një linjë të re që të lidhte rajonin e Abrucos me Tiranën”. – tha  Igor Asciuto.
 
Ndërkohë Isidorio Omidio menaxher i aeroportit të Pescaras shprehet se linja e re e fluturimeve shërben si një dritare për të krijuar mundësi të reja jo vetëm për pasagjerët por edhe për bizneset që të vijnë e të operojnë në tregun shqiptar sidomos ne fushën e turizmit.
 
“Hapja e linjës së re nuk ka shërbyer vetëm për të lidhur Abrucion me Tiranën por shërben si një urë e mirë edhe për lidhjen me ishujt grek. Për ne Tiranë është dhe do të vazhdojë të jetë destinacioni kryesor. Linja e re nuk i shërben vetëm qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali që të kthehen në Tiranë, por ne e shohim si një mundësi të mirë edhe për bizneset italiane që duan të vijnë e të investojnë në Shqipëri kryesisht në sektorin e turizmit.”-tha Isidorio Omidio.
 
Promovimi i turizmit si dhe krijimi i mundësive të reja për një bashkëpunim më të ngushtë mes aeroportit të Rinasit dhe atij të Pescaras janë fokusi i kompanisë së fluturimeve.
 
Balkan Express operon prej disa kohësh në tregun shqiptar duke i ofruar pasagjerëve të saj një shërbim komod e cilësor por edhe me çmime të arsyeshme.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)