Aeroporti i Brukselit hapet sot
rregulla të reja për pasagjerët

Aeroporti i Brukselit hapet sot<br />rregulla të reja për pasagjerët
​Belgjika tenton të kthejë faqe pas sulmit kamikaz të 22 marsit në aeroportin e Zaventemit. Aeroporti i Brukselit është rihapur këtë të dielë, 12 ditë pas sulmeve terroriste.

3 fluturime nga linjat ajrore të Brukselit do të fluturojnë në mënyrë simbolike drejt destinacioneve europiane. I pari do të niset në orën 13.40 në drejtim të Faros në Portugali. Dy të tjerët do të udhëtojnë dretj Athinës dhe Torinos.

Por pavarësisht hapjes, eroporti i Zaventemit do të jetë pjesërisht funksional dhe nën kushte sigurie tepër të larta.

Pas sulmit kamikaz më 22 mars në Zaventem,tashmë udhëtarët duhet të kenë parasysh disa rregulla të reja. Ato do t'i nënshtrohen kontrolleve të rrepta, ndërsa iu është kërkuar që të mbërrijnë në aeroport 3 orë para nisjes. Bagazhet do të kontrollohen që në hyrje të aeroportit si dhe do të ndalohet futja e automjeteve në terminalin e nisjes.

Aeroporti do të punojë me 20% të kapacitetit të tij dhe vetëm gjatë verës do të punohet me 40% të kapacitetit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari