Aeroporti i Kukësit 'low cost' përfundon pas 2 vjetësh, 10 mln euro dhe 12 mijë punësime

Punimet për ndërtimin e aeroportit  të Kukësit, këtij projekti strategjik për shkak dhe të vendndodhjes së tij midis Tiranës dhe Prishtinës, si dhe me potencial të jashtëzakonshëm për të gjithë ekonominë kombëtare, kanë nisur tashmë. Ky aeroport do të mundësojnë fluturime me kosto të ulët të biletave të udhëtarëve. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurimin e punimeve për aeroportin e ri që do  të sjellë një erë të re zhvillimi për të gjithë zonën e Kukësit, pasi, veç të tjerash, ky projekt shihet edhe si një gjenerator i mijëra vendeve të reja të punës që do të hapen vit pas viti si rezultat i zhvillimit të biznesit dhe ekonomisë lokale.

“Është vendosur që të gjitha ndërtesat ekzistuese do të shemben për të ndërtuar një terminal të ri modern dhe me efikasitet të plotë. Shtimi i pistës do jetë kryesorja, pasi duhet të shtohet me disa qindra metra, gjë që do kërkojë kohën e vet, padyshim. Megjithatë ne jemi brenda afateve, pa i kaluar asnjë ditë,” u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Punimet do të realizohen brenda vitit,” u shpreh drejtuesi i kompanisë.

Kryeministri Rama nga ana e tij tha se menjëherë pas përfundimit të këtij projekti do të krijohet dhe certifikohet operatori i specializuar i aeroportit, me ndihmën e partnerëve europiane, ku stafi i aeroportit do të trajnohet për manaxhimin e tij.

“Ka shumë procedura certifikimi, akreditimi. I pamë me “Air Albania” që kërkonin kohë me kontrolle, verifikime me grupe të ndryshme të organizmave ndërkombëtare, por ajo që është e rëndësishme është që puna civile të mbarojë më shpejt,” theksoi kryeministri.

Aeroporti i Kukësit ka një territor prej 512 mijë metra katrorë, me një gjatësi piste prej 1900 metrash dhe gjerësi 45 metra. Kategoria e tij është 3C, për akomodimin e avionëve turboprop dhe avionëve me turbina rajonalë. Kapaciteti i projektuar është rreth 1 milion pasagjerë në vit. Projekti parashikon të gjitha ndërhyrjet e nevojshme për ta bërë aeroportin e Kukësit një aeroport të standardeve europiane, pjesë e të cilit do të jetë zgjerimi i pistës në krahun verior me rreth 500 metra, një terminal i ri, si dhe një kullë e  re.​

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 07/04/2019 08:53

    Shume mire qe po ndertohet aeroporti i Kukesit ,por pse u ka kot per 20 vjet dhe me e keqa pse ju shty koncensioni TIAs kur kane kaluar 2.5 vjet .Nuk kushte qeveria Rama 10 milion $ per ta bdertuar dhe te mbeste prone publike dhe te konkuronte kinvmcensionin kriminal e Fatos Nanos ne Rinas .Rama si neo liberal eshte armyk i sherbimeve dhe prones publike dhe prandaj nuk eshte socialist por Rilindas dhe kampion i PPP te korruptuara Nje dite do gjykohet ne te fjithe kryeministrat e ther se PPP nuk i solken asnje te mire ekonomise pir vetem u shtyan borxhin publik dhe demruan shtetin

    Përgjigju
  • Bruno: 07/04/2019 08:18

    Historie shume e gjate per aeroportin e Kukesit.Rrena qe u ka dale boja. Aeroporti eksiston te pakten prej 1928, eshte premtuar rindertimi nga Berisha ne 2005 ka marre licencen per transport pasagjeresh ne 2016, kohe ne te cilen eshte ripremtuar nga Edi Rama venia ne funksion ne 2018. Tani po na premtohet se do te shembet dhe rindertohet ne 2021.Me sa duket edhe ky aeroport do te behet si tramay i Tiranes Premtuar nga Lulesim Basha

    Përgjigju
  • Populli: 07/04/2019 08:14

    Ne jeni llum ky thot aeroporti kuksit a ti Ke rrjell si gjith ato tjeret hajdut je edhe ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë