Aeroporti i Vlorës,TIA:Mbështesim
çdo nismë që zhvillon ekonominë

Aeroporti i Vlorës,TIA:Mbështesim<br />çdo nismë që zhvillon ekonominë<br>
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mbështet nismën e qeverisë për të ndërtuar një aeroport në qytetin e Vlorës, temë e cila ka hapur një debat të gjerë politik ditët e fundit.

Përmes një deklarate, TIA sqaron se është pro çdo nisme që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e portave ajrore, që bëjnë të mundur lëvizjen e qytetarëve dhe të huajve që duan të vizitojnë Shqipërinë.

TIA deklaron se do të vazhdojë të kontribuojë në rritjen e ekonomisë, në promovimin e imazhit të vendit dhe vlerave shqiptare, në mbështetje të fushës së edukimit dhe njerëzve në nevojë, duke operuar me korrektësi sipas standardeve evropiane.

Deklarata e plotë e TIA:
Tirana International Airport (TIA) mbështet çdo nismë që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e portave ajrore, që bëjnë të mundur lëvizjen e qytetarëve dhe të huajve që duan të vizitojnë Shqipërinë. Marrëveshja me Qeverinë Shqiptare për liberalizimin e fluturimeve e firmosur në vitin 2016, ka dëshmuar vullnetin e plotë të TIA-s për ndërtimin dhe hapjen e aeroporteve të rinj në Shqipëri dhe mbetet në mbështetje të këtij zhvillimi.

TIA u ka shërbyer vitin që shkoi 2.6 milionë pasagjerëve dhe do të vazhdojë t’u shërbejë me përkushtim, me ndihmën e vlefshme të punonjësve të saj dhe palëve të treta, që punojnë pa u kursyer për t’u siguruar pasagjerëve një udhëtim të qetë dhe të sigurt.

Kompania do të vazhdojë të kontribuojë siç ka bërë deri më tani, në rritjen e ekonomisë, në promovimin e imazhit të vendit dhe vlerave shqiptare, në mbështetje të fushës së edukimit dhe njerëzve në nevojë, me rol të rëndësishëm në punësimin e qytetarëve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës rreth e qark aeroportit, duke operuar me korrektësi sipas standarteve evropiane. TIA uron sukses për çdo investim në fushën e aviacionit shqiptar dhe çdo fushë tjetër që i jep hov jetës në Shqipëri.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore