AF Elbasani shkruan historinë, pas 9 vitesh qyteti rikthehet në Superligë! Festa e verdhebluve pa tifozët
Elbasani është në festë. Klubi i krijuar rishtazi para 2 vitesh është ngjitur në Superligë 9 vite nga hera e fundit që kur KF Elbasani ishte në elitë. Bashkë me verdheblutë sezonin e ardhshëm në Superligë do jetë edhe Bylisi.
Për herë të parë pas 9 vitesh Elbasani sezonin e ardhshëm do luajë në Superligën shqiptare. Verdheblutë arritën të siguronin matematikisht ngjitjen në elitë pas fitores 1-0 kundër Apolonisë në javën e 29 të Kategorisë së Parë. Kur kanë mbetur edhe 4 javë kampionat Elbasani i vendit të parë është 15 pikë më shumë se Flamurtari i vendit të tretë.
Fakt është se Akademia Futbollit Elbasani do luajë për herë të parë në Superligë, pasi ky klub u krijua para 2 vitesh dhe nisi të luantë në kategoritë inferiore të futbollit në vend. AF Elbasani lindi si nevojë për të përfaqësuar qytetin në futboll, pasi klubi i vjetër KF Elbasani u shkri për shkak të borxheve dhe përplasjeve.
Për fatin jo të mirë të AF Elbasanit kjo ngjitje në Superligë nuk u festua dot me tifozët, që kanë qenë të shumtë këtë sezon në Kategorinë e Parë, duke qenë se janë të dënuar nga Komisioni i Disiplinës në FSHF.
Bashkë me Elbasanin sezonin e ardhshëm në Superligë do luajë edhe Bylisi, që siguroi matematikisht ngjitjen pas fitores 3-2 kundër Korabit. Ballshiotët aktualisht renditet të dytët me 67 pikë, 2 më pak se Elbasani i vendit të parë.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
VIDEO/ Festë edhe pse të dënuar, tifozët i bashkohen Elbasanit për ngjitjen në Superligë! Mbështetje edhe nga pallati pranë stadiumit
Për fatin jo të mirë të AF Elbasanit kjo ngjitje në Superligë nuk u festua dot me tifozët, që kanë qenë të shumtë këtë sezon në Kategorinë e Parë, duke qenë se janë të dënuar nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Megjithatë gjatë ndeshjes prezenca e tyre u ndje teksa mbështesnin nga një pallat pranë stadiumit, ndërsa pas mbarimit të ndeshjes grupimi ultras tigrat festuan në fushë bashkë me klubin.