Afera, Berisha e Bode i falën 35 
mln € CEZ, si u ul çmimi në 2012 

Afera, Berisha e Bode i falën 35 <br />mln € CEZ, si u ul çmimi në 2012 
TIRANE - Afera me CEZ duket se është shtrirë që prej viteve të para të nisjes së punës në Shqipëri. Në vitin 2012 qeveria Berisha ka vendosur uljen e çmimit me 0/63 lekë kilovat. Por vendimi është marrë në muajin korrik të vitit 2012. Ndërsa për efekt të CEZ është zbatuar që në muajin janar, dhe në shkurt, mars, prill dhe maj. Por një veprim i tillë i ka kushtuar shqiptarëve një vlerë prej 35 milionë eurosh.

Ndërkohë që lë të dyshohet dhe skema e realizuar nga kompanitë e përfshira për mbledhjen e detyrimeve. Kjo dhe për vetë faktin se qeveria detyroi institucionet në mënyrë të rrufeshme për të shlyer detyrimet. “Debt International Management” me administrator Kastriot Ismailaj, ka përfituar nga 6,5 milion dollarë, janë dhe “CE 2 Services”, “CE 2 Debt Management” Co2 Dept Collection, “CE 2 Services”. Dy nga këto kompani kanë përfituar nga CEZ­i 3,2 milion dollarë, në gjysmën e dytë të vitit 2012. Ndërkohë “Elite Consulting”, ka përfituar rreth gjysmë milion euro . Pas tij vijnë Astin, ATU, dhe Constal. Ndërkohë I çuditshëm është dhe detyrimi që qeveria “Berisha” vendosi për ujësjellësat për të shlyer të gjithë borxhet ndaj CEZ. Në atë kohë shpreh ujësjellësat ndërprisnin furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të borxheve, ose punonjësit mbeteshin pa paga për shkak se buxheti shkonte drejtëpërdrejtë te shlyerja e detyrimeve për KESH. Fakte këto që të çojnë drejtë mendimit se kreu I qeverisë kishte interesa të drejtëpërdrejta.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe në një reagim të tij ka theksuar se ka qenë kryeministri Berisha dhe Ministri Bode që kanë detyruar ERE të ndryshojë çmimet. Duke publikuar faturat, Brace shton se në Janar, Shkurt, Mars, Prill, Maj të vitit 2012  “Çdo kilovat i faturuar nga KESH për CEZ ka çmimin 2.83 lekë për kilovat”.

Po ashtu në një intervistë për Shqiptarja.com Erjon Braçe thotë se i takon ekspertëve ligjor të vendosin për hetim kombëtar apo ndërkombëtar. “Pra flasim për procesin që nisi me privatizim u pasua me favore të tmerrshme kriminale nga ERE. Më lejoni t’ju them që në çdo periudhë është udhëhequr nga Partia Demokratike dhe nga njerëzit që kanë qenë deputet të Partisë Demokratike apo të afërt farë me kryeministrin e asaj periudhe dhe natyrisht ka vazhduar me favore të tjera që kanë të bëjnë me nivelin e humbjeve”, shprehet Braçe. Sipas tij brenda kësaj historie  janë të përfshirë që të gjithë  qeveria e asaj periudhe, kryeministri i asaj periudhe, ministria e financave e asaj periudhe “ashtu siç është përfshirë dhe një segment i gjykatave në republikën e Shqipërisë“, tha Braçe.

Ndërsa rikthen në vëmendje hetimin e Gërdecit dhe të 21 janarit.

Gërdeci
Në Gërdec  janë përfshirë një mori politikanësh me vendimmarrje të drejtpërdrejta, familjarë të tyre të cilët nuk janë hetuar asnjë sekondë.
21 Janari
Më 21 Janar janë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt politikanë nuk janë ata që shkuan në gjykatë dhe u falën edhe nga gjykata.
 

Skandali
Vendimet që ulën çmimin në dëm të shtetit
Më 15. 12. 2009, ERE vendosi që tarifa e furnizuesit publik me shumicë të energjisë elektrike për periudhën 1-31 dhjetor 2010 është 2.03 leke për kvh. Më 07. 12. 2010, ERE vendosi që tarifa e furnizuesit publik me shumicë të energjisë elektrike për periudhën 1-31 dhjetor 2011 është 1.48 lekë për kvh. Ulja e çmimit në dëm të KESH dhe buxhetit të shtetit është 0.55 lekë për kvh. Më 07. 12. 2011 ERE vendosi që tarifa e furnizuesit publik me shumicë të energjisë elektrike për periudhën 2012-2014 është 2.83 lekë për kah. Pasi kishte hyrë në fuqi ky çmim, më 29. 06. 2012 ERE vendosi që tarifa e furnizuesit publik me shumicë të energjisë elektrike është 2.2 lekë për kvh. Madje, me fuqi prapavepruese, qershor me fuqi nga janari 2012, duke detyruar KESH të ktheje pas para për kompaninë CEZ. Ulja e çmimit në dëm të KESH dhe buxhetit të shtetit është 0.63 lekë për kvh. 

*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com 26 shtator 2015

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool