Partia Demokratike dorëzoi sot në Kuvend kërkesën për hetim parlamentar në lidhje me aferën Rama-CEZ. Sipas PD, te paktwn 500 milionë euro u plaçkitën, duke u ndare në paktin kriminal të bërë nga kryeministri me kompaninë çeke.
Në kërkesën e demokratëve thuhet se janë 500 milionë euro detyrime të njohura e të pranuara që kompania kishte ndaj shtetit bashkë me shpërblimin që Rama i dha firmës çeke për prishjen e marrëveshjes, të cilat duhej ti shkonin qytetarëve në investime.
Partia Demokratike e denoncoi vjedhjen më të madhe të vendit, dhe u beri thirrje deputeteve të maxhorancës të mos e votonin në korrik të 2014 këtë aferë në parlament.
Por me urdhrin e Ramës thuhet në një deklaratë të PD, plaçkitja e 500 milionë eurove u zyrtarizua, madje u kujdes që autorët e krimit të kishin dhe imunitet e të mos hetohen nga prokuroria, e të kenë mundësi ai bashkë me ta të shijojnë parajsat fiskale.
Për demokratët hetimi parlamentar është vetëm hapi i parë drejt zbardhjes së megaaferës Rama-CEZ.
Ja njoftimi i plotë i PD
Partia Demokratike dorëzoi sot në Kuvend kërkesën për hetim parlamentar në lidhje me aferën Rama-CEZ, ku te pakten 500 milionë euro u plaçkitën, duke ia mohuar shtetit dhe qytetarëve e duke u ndare në paktin kriminal të bërë nga kryeministri me kompaninë çeke. Janë 500 milionë euro detyrime të njohura e të pranuara që kompania kishte ndaj shtetit bashkë me shpërblimin që Rama i dha firmës çeke për prishjen e marrëveshjes. Janë 500 milionë euro që duhej ti shkonin qytetarëve në investime, në krijimin e vendeve të punës e në zbutjen e varfërisë. Por Edi Rama ia mohoi shqiptarëve për interesat e tij personale. Partia Demokratike e denoncoi vjedhjen më të madhe të vendit, dhe u beri thirrje deputeteve të mazhorancës të mos e votonin në korrik të 2014 këtë aferë në parlament. Por me urdhrin e Ramës plackitja e 500 milionë eurove u zyrtarizua, madje ai u kujdes që autorët e krimit të kishin dhe imunitet e të mos hetohen nga prokuroria, e të kenë mundësi ai bashkë me ta të shijojnë parajsat fiskale. Partia Demokratike është e vendosur ta cojë deri në fund këtë cështje. Askush, asnjë nga autorët, me Edi Ramën në krye nuk do ti gëzojnë paratë që u kanë marrë shqiptarëve. Hetimi parlamentar është vetëm hapi i parë drejt zbardhjes së megaaferës Rama-Cez.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com