Afera me inceneratorin e Elbasanit, shtyhet për në 14 shtator seanca, bëhet mbrojtja e kompanisë 'Albtek'! Avokati: Mirel Mërtiri nuk ka qenë pronar, s’ka prova për këtë

Afera me inceneratorin e Elbasanit, shtyhet për në 14 shtator seanca, bëhet mbrojtja e kompanisë 'Albtek'! Avokati: Mirel Mërtiri nuk ka qenë pronar, s’ka prova për këtë

Shtyhet për më 14 shtator seanca për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa ka mbetur për të bërë mbrojtjen vetëm avokati i kompanisë Albtek Energji. Këtë të enjte paraqiti konkluzionet Mirel Mërtiri e Stela Gugallja përmes avokatit Klodian Skënderi.

Ky i fundit mohoi që klienti i tij të ketë kryer veprat penale për të cilat akuzohet nga SPAK duke thënë se nuk është ai pronar i inceneratorit.

"Organi i akuzës ngre pretendimet se ‘pronari de facto’ i Albtek Energy është Mirel Mërtiri. Termi ‘pronar de facto' nuk ka bazë legjislative dhe nuk është i bazuar në prova. Ortak i vetëm i Albtek Energy është Strela Gugallja, ndërsa Mërtiri ka qenë i punësuar si drejtor teknik i shoqërisë nënkontraktore Integrated Energy. SPAK duke e etiketuar si pronar de facto prezumon se ka kryer veprën penale të korrupsionit. Nuk ka asnjë dokument, firmë apo provë që provon se Mërtiri është pronar i Albtek Energy. Në 5 shkurt 2014 u shpall emergjenca për menaxhimin e mbetjeve. Bashkia e Elbasanit paraqiti shkresën tek Ministria e Mjedisit. Nuk ka asnjë email nga Mërtiri para shkresave zyrtare. Gjithë procedura ka marrë miratimin e Këshillit të Ministrave. Në email nuk ka asnjë moment ku faktohet korrupsioni. Mërtiri thjesht interesohet për funksionimin e përditshëm të ‘Albtek’ ku ortake është bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijëve të tij", tha mbrojtja.

Pretendimi i SPAK ishte që diferenca mes preventivëve ishte në shumën 5 milion fitim për kompaninë. Avokati Klodian Skënderaj parashtroi argumentin se organi i akuzës nuk ka marrë parasysh kostot nënkontraktore, kostot e mirëmbajtjes së landfillit, pagat e punonjësve dhe kostot e interesave bankarë.

Për dosjen e inceneratorit të Elbasanit kanë përfunduar konkluzionet, Lefter Koka, Alqi Bllako, Klodian Zoto etj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë