Afera/ Meta: Të hetohet që nga
dita e parë e privatizimit të CEZ-it

Afera/ Meta: Të hetohet që nga<br />dita e parë e privatizimit të CEZ-it
BERAT - Kreu i Kuvendit Ilir Meta nga Çorovoda ripërsëriti qëndrimin e tij se është i hapur për hetimin e veprimtarisë së CEZ-it, për të cilën Lulzim Basha i kërkoi dorëheqjen si politikani që ka qenë pas kompanisë DIA për mbledhjen e borxheve.

Meta tha se duhet hetuar jo vetëm skandali me kompaninë DIA, por edhe ndaj cdo personi që përfituar para në kurriz të buxhetit të shtetit...edhe politikanë qoftë ai, - theksoi kryeparlamentari.

“Absolutisht i qëndroj deklaratës time për hetim të plotë, të thellë dhe të shpejtë ndërkombëtar dhe shqiptar dhe parlamentar. Në mënyrë që çdo qindarkë që është abuzuar, që është shpërdoruar nga zyrtarët, politikanët dhe administratorët jo vetëm të shkojë në buxhetin e shtetit dhe të dëmshpërblehen qytetarët shqiptarë, por secili që ka prekur interesat e CEZ-it dhe shtetit shqiptar të marrë dënimin e merituar”, - tha Meta.

Po ashtu, Kreu i LSI-së Meta kërkoi që hetimi të nisë që nga dita e parë e privatizimit të CEZ, nga ulja e çmimit që bëri ERE në vitin 2012, si dhe kërkoi të zbulohen se cilët janë zyrtarët që kanë përfituar nga ky fakt.

“Të ndiqet çdo qindarkë që ka lëvizur jo vetëm nga CEZ-i te DIA dhe nga DIA tek kompanitë e tjera, jo vetëm 4 milionë euro që ka përfituar DIA, por edhe 15 milionë eurot që kanë përfituar kompanitë e tjera pas uljes tjetër që i ka bere ERE çmimit të energjisë për të favorizuar CEZ, se tek cilat kompani kanë shkuar, cilët zyrtarë kanë përfituar dhe se si kanë ndërhyrë me veprimet e tyre. Duhet të hetohet që nga dita e parë e privatizimit të CEZ deri në ditët e sotme”, tha Meta.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool