Afërdita do të hyjë sërish në shenjën tuaj...horoskopi për ditën e sotme

Afërdita do të hyjë sërish në shenjën tuaj...horoskopi për ditën e sotme

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Këto ditë do të rikthehet sensualiteti në dashurinë tuaj, ndaj shijojeni në maksimum. Ndërsa në punë, nëse është e mundur bëni pak pauzë për të reflektuar.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Pas disa muajsh, për fat të keq Venusi nuk është më i njëjti, kujdes nga marrëdhëniet intime. Të hënën do të bëni një punë të shkëlqyer, por shpërblimet do ti merrni në verë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Të hënën është ditë kur mund të jepni dicka më shumë në dashuri, dini si të përfitoni. Shmangni diskutimet në punë, disa kolegë mund të jenë të tensionuar.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Falë ndikimit të Hënës, do të përmirësohen marrëdhëniet. Nëse ju thërrasin për një marrëveshje ose kontratë të re, është kohë e mirë për të ndryshuar.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Në dashuri është më mirë të jeni shumë të kujdesshëm. Për shkak të ndikimit të kundër të Hënës, mund të keni tension gjatë diskutimeve me partnerin/ partnerin. Ndërsa në punë vihen re ndryshime.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Hëna është praktikisht në anën tuaj në të gjitha aspektet. Një ditë shumë premtuese. Ndërkohë bëjini gjërat me shumë qetësi në punë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Të hënën është një ditë ideale për të zgjidhur problemet në dashuri që kanë mbetur pezull. Disa premtime të bëra në të kaluarën në punë mund të realizohen më në fund ditëve të ardhshme.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Në dashuri, kushtojini vëmendje historive sekrete që mund të sjellin xhelozi dhe probleme në cift. Në punë këto ditë premtojnë vrull të madh emocional.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Të hënën është një ditë që në dashuri sjell ende disa mosmarrëveshje mes partnerëve, duhet të ruani qetësinë. Edhe në punë duhet të bëni kujdes pasi nuk ndiheni të sigurt.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Falë ndikimit të Hënës, do të keni shansin të nisni një lidhje me personin që pëlqeni. Përfitoni nga momenti. Ndërkohë shmangni bastet apo çdo lojë tjetër që ka të bëjë me paratë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Mund të keni komplikime në marrëdhënien me Akrepin dhe Demin. Ndërkohë dikush do të debatojë me ju në punë, por nuk do e humbisni durimin.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Afërdita do të hyjë sërish në shenjën tuaj, mos u dorëzoni por besoni në dashuri! Në punë ju kërkojnë shumë gjëra, por ju bëni vetëm ato që ju pëlqejnë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati