Afërdita Dreshaj: "Jam e
preferuara e paparacëve"
Duket se ky është viti i saj. Një vit i mbushur plot me lajme, sensacione, të papritura, ndryshime, oferta të shumta brenda dhe jashtë kufijve. Padyshim është momenti i Afërdita Dreshaj. Dhe këtë gjë ajo nuk e mohon, përkundrazi. Ndihet si një superstar dhe
![Afërdita Dreshaj:](https://shqiptarja.com/foto/83777.jpg)
preferuara e paparacëve"">
Duket se ky është viti i saj. Një vit i mbushur plot me lajme, sensacione, të papritura, ndryshime, oferta të shumta brenda dhe jashtë kufijve. Padyshim është momenti i Afërdita Dreshaj. Dhe këtë gjë ajo nuk e mohon, përkundrazi. Ndihet si një superstar dhe këtë ndjesi e ka përcjellë edhe në këngën e saj të fundit, që vjen pas një pauze të gjatë si këngëtare. Këngëtarja dhe modelja bukuroshe nga Mali i Zi, ka zgjedhur pikërisht Tiranën për të prezantuar videoklipin e saj më të ri “Super Star”.
E pyetur për këtë projekt të ri muzikor Afërdita tregon se: “Kënga dhe teksti janë shkruar nga Blero. Është hera e parë që bashkëpunoj me të dhe jam me të vërtet shumë e kënaqur. Bleron e kam mik të vjetër, ndërsa Lumin e kam bashkëatdhetar. Jemi të dy nga Mali i Zi, njihemi familjarisht që prej fëmijërisë, ndaj mendova ta ftoj në këngë... Më mirë se me të s'kisha me kë të bashkëpunoja”, ka thënë Dreshaj ndërsa këto ditë është më shumë prezente në Tiranë.
E pikërisht në Tiranë, qytetin që ajo dashuron ka preferuar si stacion të parë për këtë prezantim. Sipas Afërditës, e cila që më parë kishte paralajmëruar se kjo këngë do të fliste për jetën e saj të momentin, teksti i referohet paparëcëve dhe shtypit.
“Sa i takon fabulës besoj se ajo është e kuptueshme... i dedikohet paparacëve, që kohët e fundit më kanë shumë qejf”. Mes shumë miqëve të pranishëm në festën e organizuar për promovimin e këtij videoklipi, ishin disa prej fytyrave më të njohura publike si: Blero, Arian Çani, Soni Malaj, Marina dhe Luana Vjollca, Ermali dhe Ami, Kastro Zizo, Foto Strakosha, Seldi, Xhesika Berberi, Klodiana Shala, Aurela Hoxha, etj..
Afërdita Dreshaj mungonte në muzikë prej dy vitesh ndërkohë që prioritet i saj ka qenë modelingu. Ofertat më të shumta këto kohë i ka pasur sidomos nga Turqia ku është pritur si një superstar dhe shpesh ka qenë në fokus të paparacëve të mediave turke.
Aktualisht modelja bukuroshe i është kushtuar tërësisht karrierës dhe duket se ka zgjedhur që në media të flasë vetëm për projektet e saj dhe jo shumë për jetën privatë. Afërdita këtë vit ka qenë një ndër emrat më të lakuar mediatikisht dhe një nga personazhet që ka ngjallur kuriozitet kudo, pas ndarjes nga i fejuari i saj Shpati dhe fotove me Leonadro Di Caprion, të cilat bënë xhiron e botës.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të suplementit "Shqiptarja.com"Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
30/4
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
78.2%
-
Jo
16.5%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 1700
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet i dyshuari që përdori dhunë ndaj forcave të sigurisë në Zveçan vitin e kaluar
24 Korrik, 22:57
-
Ndryshimet zgjedhore, Pano Soko në 'Repolitix': Kërkojnë të godasin partitë e vogla! Karaj: I dhuruan Ramës 84 mandate
24 Korrik, 22:56
-
Franca pret Olimpiadën Dimërore 2030
24 Korrik, 22:55
-
Bamir Topi: 21 janari tani është ekskluzivitet i drejtësisë
24 Korrik, 22:37
-
'Dridhet' Atalanta, Berat Gjimshiti bëhet 'sheik'! Miliona euro nga Katari
24 Korrik, 22:32
-
Topi rrëfen çfarë i tha Bashës: Luajte jashtëzakonisht dobët duke dalë nga skena politike
24 Korrik, 22:31
-
Tajani: Ballkani Perëndimor në BE para vitit 2030
24 Korrik, 22:24
-
'Kodin elektoral e bëjnë dy kasapët', Topi: PS ka struktura më të forta, e tregoi takimi i Ramës në Athinë e Milano
24 Korrik, 22:21
-
Arsenali ofron 40 milionë euro për Calafiorin, mbrojtësi fut në 'luftë' tre klube
24 Korrik, 22:20
-
'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe
24 Korrik, 22:12
-
'Demokracia lëngon', Bamir Topi përjashton mundësinë e rikthimit në politikë: Nuk futem në një fushë ku topin e merr ai që nuk është pjesë e lojës
24 Korrik, 22:04
-
Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë
24 Korrik, 21:59