Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë dhe u martua me sportistin çek Jakub Kind, një vit më parë. Por veç projekteve të saj si modele, Afërdita po kthehet sërish në tregun muzikor.
Vite më parë, modelja sexy ishte pjesë e muzikës por më pas u largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Së fundmi, njëri nga fansat e ka pyetur këngëtaren se kur do të sjell një këngë të re. Ajo i ka surprizuar të gjithë teksa ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re që është duke u punuar nga kantautori i njohur Elgit Doda.
Komento