Afërdita Dreshaj: Rikthehem
në garë më e fortë se kurrë

Afërdita Dreshaj: Rikthehem <br />në garë më e fortë se kurrë
Afërdita Dreshaj, konkurrentja nga Kosova i është rikthyer konkurrimit në “Dancing With the Stars”. Sëbashku me Seldi Qalliun dhe Xhani Shqerrën, ish-konkurrentë të këtij spektakli, ata janë votuar nga publiku për të qenë përsëri në garë. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, bukuroshja Afërdita Dreshaj shprehet se ndihet më e fortë për tu përballur në arenën e kërcimit. Ish- Miss Universe 2011, Afërdita Dreshaj, flet edhe për projektet e saj në fushën e modelimit, ku së shpejti do të jetë imazhi i prej kompanive të Birrës në Shqipëri. “Është e vërtet unë sapo kam përfunduar xhirimet për reklamën e re, dhe jam shumë e lumtur që do të bëhem imazhi edhe i një produkti shqiptar”, është shprehur Dreshaj. Ajo thekson se ka gati edhe dy projekte të reja muzikore.

Afërdita, ju do të ktheheni përsëri në garën e “Dancing” si ndiheni?

Ndihem më e fortë se kurrë dhe jam shumë e lumtur, që do të jem pjesë përsëri pjesë e këtij spektakli. Uroj të eci mirë këtë herë.

Në fakt javën e jaluar u eleminimuat dhe u duk sikur u mërzitët?

U ndjeva keq kur u eleminova, aq më tepër kur mendon që e ke realizuar mirë kërcimin. Por kjo është diçka që nuk varet vetëm nga juria por edhe nga publiku. Megjithatë jam e kënaqur që ishte pikërisht publiku ai që më rikthehu përsëri në garë.

Çfarë i premton publikut këtë herë ?

Kjo javë më mbushi me energji dhe mund të them që kam një “inat” të fortë dhe pozitiv me veten time, ndaj i premtoj publikut se do ti dhuroj më shumë shoë dhe performanca të mira. Pse jo mund të jem edhe në finale (qesh).

Si u ndjetë kur u përballët me Adelinën?

Ishte një ndjenjë e keqe, por kjo është formula e DWS dhe ishte diçka që ne e prisnim.

Sa ju ka këshilluar Shpati për “Dancing”, meqënse ai ka marr pjesë një vit më parë në këtë spektakël?

Shpati më ka thënë gjithnjë se duhet ti përkushtohesha vetëm këtij spektakli, mos të kisha emocione dhe të jepja maksimumin tim në skenë.

E keni pasur suport në këtë garë tuajën ?

Shpati më ka mbështetur shumë. Çdo natë ka qenë më mua edhe pse është shumë i angazhuar me projektet e tij artistike. Më ka përkrahur sidomos mbrëmë dhe më bëri që të ndihesha shumë mirë.

Kur do të kemi një dasëm, pasi keni kohë të fejuar ?

(qesh) Dasëm nuk ka së shpejti. Ne bashkëjetojmë bashkë, jemi shumë të lumtur por për martesën nuk kemi plane të afërta.

Ju mbështeteni në këtë garë, nga një balerin i huaj, kuptoheni mire me të?

Ne nuk kuptohemi me gjuhën pasi Gregori nuk flet anglisht, por me ndihmën e Enadës dhe Gerdit, kam arritur të eci përpara. Megjithatë mund të them që Gregori është një djalë shumë i sjellshëm, ka rënë në sy sepse është një djalë më ngjyrë, dhe unë jam ndjerë mirë që kam qenë partnerja e tij në “Dancing With the Stars”.

Përveç Adelinës , cilin nga konkurrentët konsideroni si mikun tuaj më të afërt?

Adelinën e kam shoqe por edhe me të tjerët kam marrëdhenie shumë të mira. Duhet të nënvizojë që gjithsecili ka personalitetin dhe karakterin e tij. Dancing më ka njohur edhe me persona që nuk i njihja më parë. Njëri prej tyre është edhe futbollisti, Foto Strakosha. Atë e konsiderojë si mikun tim dhe shpeshherë i them që “unë do votoj për ty” (qesh).

Duket se ardhja në Tiranë, ishte mbarësi për ju pasi do të jeni imazhi i një prej kompanive të Birrës në Shqipëri?

Është e vërtet unë sapo kam përfunduar xhirimet për reklamën e re, që pritet të dal së shpejti. Jam shumë e lumtur që do të bëhem imazhi edhe i një produkti shqiptar, sepse kam punuar edhe jashtë shtetit si modele, por doja shumë të isha edhe këtu.

Po angazhimet muzikore si po ecin?

Jam duke punuar dy këngë të reja, dhe njëra prej tyre do të dal së shpejti. Ajo është e shoqëruar edhe me një videoklip që është xhiruar në Tiranë. Të dyja janë këngë shumë ritmike, tipike për sezonin veror. Njërën prej tyre e ka punuar Shpati. Mendoj se do ta lançojë edhe në skenën e “Dancing With the Stars”.

Keni menduar të sillni një duet me Shpatin?

E kemi menduar por nuk do të jetë tani afër. Kam në plan që të bëj bashkëpunime, por me këngëtar të tjerë.

Janë këngëtarë shqiptar apo kosovar?

Për momentin nuk dua të zbulojë gjë, më mirë ti lëmë surprizë (qesh).

Si ndiheni në Tiranë ?

Unë e dua shumë Tiranën, mund të them se pas Amerikës është shtëpia ime e dytë. I kam kërkuar Shpatit që të jetojmë këtu dhe së shpejti do të marrim shtëpi. Më pëlqen jeta në Tiranë, aq më tepër që tani kam edhe miq. Mendoj se do të rri për një kohë të gjatë në Shqipëri. (qesh)

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!