Aferë me Jay-Z? Rita Ora flet për thashethemet dhe zbulon të vërtetën

Aferë me Jay-Z? Rita Ora flet për thashethemet dhe zbulon të vërtetën

Foto ilustruese

Këngëtarja e njohur, Rita Ora ka qenë në vëmendjen e mediave, jo vetëm për këngët e saj , por edhe për jetën sentimentale. Së fundmi për Louis Theroux ku ka thënë se  nuk është ‘Becky With The Good Hair’, duke nënkuptuae që nuk ka asnjë lidhje dashurie me bashkëshortin e Beyonce, ashtu siç kanë qarkulluar thashethemet.

Me pak fjalë, ajo ka mohuar akuzat se ka qenë në një marrëdhënie me Jay-Z teksa ky i fundit vijonte martesën me Beyonce. Nga kënga e Beyonce-s, ajo theksonte se burri i saj e kishte tradhtuar me “Becky”-n dhe asokohe lindën dyshime se femra në fjalë mund të ishte Rita Ora. Më pas ajo insistoi se kishte publikuar një foto në ‘Snapchat’ , ku shfaqej me bikini me limon, që në fakt sipas saj, ishte totalisht rastësi.  Madje, edhe tek gjerdani “J” në foto ishte një “r” që ishte ndryshuar qëllimisht nga dikush tjetër, theksoi Rita.

“Betohem. Dhe nuk ishte një ‘J’ ishte një ‘r’. Ata e rrotulluan dhe dukej si ‘J’”.

Më tej, këngëtarja theksoi se njerëzit tashmë janë shumë të interesuar për jetën e saj personale dhe kjo e shqetëson kur merrmë shumë fokus se karriera e saj.

 “Ndjehem sikur të gjithë janë të interesuar për jetën time personale, pasi çdo gjë tjetër nuk është mjaft e denjë, gjë që ndonjëherë është zhgënjim sepse kam gjithashtu shumë kredenciale për të ruajtur respektin tim”, vijoi ajo më tej.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok, ish ambasadorja e BE-së mbështet nismën: Shqipëria s' ka frikë, nuk qenka kaq e vështirë, Europë

Mbyllja e TikTok, ish ambasadorja e BE-së mbështet nismën: Shqipëria s' ka frikë, nuk qenka kaq e vështirë, Europë