KABUL - Sfida në zgjedhjet për zëvendësuesin e presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, zhvillohet midis ish-ministrit të Jashtëm Abdullah Abdullah dhe ish-ekonomistit të Bankës së Botës Ashraf Ghani.
Afganët po votojnë në fazën e dytë të zgjedhjeve dhe pavarsisht se raportohet për shkëmbime zjarri dhe mashtrime në shumë provinca të vendit ata ende vazhdojnë të shkojnë për të votuar nën masa të sigurta nga forcat ushtarake.
Kjo do të jetë hera e parë që ndërrimi i postit të një presidenti afgan bëhet nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, ku pritet të marrin pjesë rreth 12 milionë votues në rreth 6,300 qendra votimi.
Megjithëse Talebanët kërcënojnë për sulme në qendrat e votimit dhe ka dyshime se parregullsitë në zgjedhje mund të kontenstojnë rezultatet përfundimtare, shumica e qytetarëve kanë besim se këto zgjedhje do të jenë një hap i rëndësishëm në zhvillimin e vendit.
Zgjedhjet e parafundit priten të realizohen me 2 korrik ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të dalin më 22 korrik.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO