Nga një sulm vetëvrasës kanë mbetur të vrarë të paktën nëntë fëmijë dhe një polic në Afganistanin lindor, ka raportuar një zëdhënës i policisë. Sulmuesi, i cili udhëtonte me një motor goditi në një treg në rrethin e Samkani-t në afërsi të kufirit me Pakistan-in. Gjithashtu së paku edhe 15 njerëz të tjerë u plagosën.
Zyrtarët lokalë thanë se sulmi vetëvrasës me bombë kishte në shënjestër një patrullë ushtarake të forcave amerikane ku disa prej tyre janë në mesin e të lënduarëve. Në javët e fundit ka pasur një valë të sulmeve me bombë në Afganistan, ku NATO dhe forcat afgane po luftojnë me militantët talebanë.
Ndërsa, në provincën lindore Laghman, shtatë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë mbetën të vrarë kur automjeti me të cilin po udhëtonin kaloi mbi minat e vendosura në rrugë.
Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e këtyre sulmeve vdekjeprurëse.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com