HELMAND - Forcat ushtarake britanike mbajnë të burgosur në mënyrë të paligjshme, 85 qytetarë afganë, siç zbulojnë disa dokumente të siguruara nga BBC. Avokatët britanikë të 8 të burgosurve thonë se klientët e tyre qëndrojnë në Camp Bastion, bazë ushtarake në Afganistan, prej 14 muajsh dhe ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë.
Ata e krahasojnë me burgun në Guantanamo dhe i kërkojnë Gjykatës së Lartë në Britani që të vendosë menjëherë lirimin e tyre. Pala tjetër thotë se burgosjet në Afganistan janë të ligjshme nën mandatin e OKB-së. Camp Bastion në provincën Helmand, është baza më e madhe ushtarake në vend, në të cilën qëndrojnë 30 mijë persona.
Forcat britanike në Afganistan kanë të drejtë të ndalojnë persona deri në 96 orë, por në raste të veçanta, për të marrë informata kritike, mund t’i mbajnë edhe më gjatë. Të burgosurit në fjalë, flitet se mund të kenë lidhje me kryengritësit talibanë.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com