Afganistan, dhjetëra të
vrarë në provincën Nimroz

Afganistan, dhjetëra të <br />vrarë në provincën Nimroz
Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e një seri sulmesh vetëvrasjeje në pjesën jug-perëndimore të Afganistanit. Zyrtarë të policisë të provincës së Nimroz, raportuan për të paktën katër vende të ndryshme të prekura nga këto sulme.

Mësohet se 35 persona janë vrarë dhe të paktën 80 të tjerë janë plagosur. Sulmet goditën një treg të mbushur me besimtarë të cilët po bënin pazaret për të festuar fundin e muajit të ramazanit.

Zëvendës shefi i policisë së kësaj province, Mujibullah Latifi tha për AFP, se disa nga sulmuesit janë vrarë nga policia. Ai u shpreh gjithashtu se kishte mjaft viktima dhe se pjesa më e madhe e tyre ishin civilë.

Sipas të dhënave të deri tanishme mësohet se dy nga eksplozivët shpërthyen kur policia qëlloi drejtë sulmeve. Disa prej bombarduesve u arrestuan të hënën, ndërsa vijuan arrestimet edhe të martën.

Një zyrtar tha se aktualisht vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë të dyshuar, pasi dyshohet se mund të ketë persona të tjerë të përfshirë në këto sulme.
Zaranj, ndodhet pranë kufirit iranian, dhe është një qytet relativisht i pasur dhe paqësor, thotë Maqbool Aleem për BBC.

Ai u shpreh se policia është jashtëzakonisht e shqetësuar nga frika se do të ketë sulme të tjera. Aktualisht trupat ndërkombëtare po dorëzojnë gradualisht përgjegjësitë e tyre tek trupat afgane, pasi NATO po përgatitet për tu larguar nga vendi në fund të vitit 2014.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)