Afganistan, gruaja ndëshkohet me
prerje koke sepse bëri shoping

Afganistan, gruaja ndëshkohet me<br />prerje koke sepse bëri shoping
Në Afganistan raportohet se një grua është vrarë me prerje koke nga një grup burrash të armatosur sepse hyri në një dyqan pa të shoqin.

Akti horrorr ndodhi në fshatin Latti në provincën e Sar-e-Pul, që është nën kontrollin e talibanëve.

Zabiullah Amani, zëdhënës i guvernatorit të provincës theksoi se gruaja u shënjestrua nga talebanët. Burri i saj ndodhej në Iran, kurse ajo e vetme bëri pazaret në market.
Por sipas ligjeve të talebanëve, gratë e kanë të ndaluar të lenë shtëpinë pa u shoqëruar nga burri i dyre.
 
Ato madje e kanë të ndaluar të shkojnë në punë dhe forcërisht janë detyruar të veshin burka.
 
Një muaj më parë në Afganistan, në jug të Kandaharit u vranë 5 gra sepse po shkonin në punë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia