Presidenti afgan, Hamid Karzai akuzoi sot SHBA-në se nuk dëshiron paqe në Afganistan, në një fjalim lamtumire me funskionarët e lartë, disa ditë para betimit të planifikuar të presidentit të ri, Ashraf Ghani, pas disa muajsh krize të dhunshme për shkak të zgjedhjeve të diskutueshme, të cilat përfunduan me një marrëveshje për ndarje të pushtetit.
Hamid Karzai erdhi në pushtet në prag të operacionit perëndimor, ndërmarrë nga SHBA-ja në fund të vitit 2001, por gjatë viteve të fundit rriti kritikat kundër Uashingtonit.
Nga konflikti kanë humbur jetën mijëra afganë si dhe 2 300 ushtarë amerikanë dhe forca të tjera ndërkombëtare në Afganistan.
"Kjo nuk është lufta jonë, kjo është lufta e të huajve, ajo bazohet në objektivat e tyre", deklaroi ai.
"SHBA-ja nuk dëshiron paqe..., por SHBA-ja duhet të jetë e sinqertë me Afganistanin, fjalët dhe veprimet e saj duhet të jenë të njëjta", shtoi Karzai, i cili ka akuzuar tashmë Uashingtonin për marrëveshje të fshehta me talebanët."Këshilla ime për qeverinë e ardhshme është të jetë vigjilente kundrejt SHBA-së dhe perëndimit në përgjithësi. Ne mund të jemi miq me ta, por kjo duhet të bazohet mbi përfitime reciproke", nënvizoi Karzai, i cili kritikoi ashpër Pakistanin, fqinji, të cilin e akuzon për mbështetje të kryengritjeve talibane.
"Ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në interesat e të huajve, por ne nuk duhet të injorojmë interesat tona", theksoi ai, i cili refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe të sigurisë (BSA) me SHBA-në, që parashikonte praninë e një force në vend pas largimit të ushtarëve të NATO-s, parashikuar deri në fund të vitit.
Pasardhësi i tij, Ashraf Ghani u angazhua se do ta nënshkruante kët ëmarrëveshje që autorizon praninë e rreth 12 500 trupave të huaj pas vitit 2014./ATSH/
/Shqiptarja.com