AFGANISTAN- Një person i veshur me uniformë të ushtrisë afgane ka qëlluar për vdekje tre ushtarë amerikanë në provincën Helmand.
Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare nga NATO ndërsa përfaqësues afgan i thanë agjencisë Reuters se tre të vrarët i përkasin pjesëtarëve të forcave speciale. Raportohet se sulmi ndodhi në momentin kur viktimat ishin duke mbajtur një takim në distriktin Sangin në orët e vona të së enjtes.
Ky nuk është rasti i parë i këtyre sulmeve të befta ku njerëz të veshur me uniformë afgane qëllojnë mbi trupat e koalicionit. Të martën një tjetër ushtar amerikan u vra në të njëjtën formë në lindje të Afganistanit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com