AFGANISTAN- Një ushtar amerikan i cili është mbajtur nga talebanët në Afganistan i burgosur për gati pesë vite është liruar në një marrëveshje që përfshinte lirimin e pesë të burgosurve afgane.
Ushtari 28 vjeçar, Bowe Bergdahl, është mbajtur nga talibanët që nga 30 qershori i vitit 2009, ndërsa tani thonë zyrtarët amerikanë është në gjendje të mirë shëndetësore.
Zyrtarët thanë se ai është në gjendje të mirë dhe mund të eci. Pesë të burgosur afganë janë liruar nga burgu i SHBA në gjirin e Guantanamos , në Kubë si pasojë e marrëveshjes për të liruar ushtarin amerikan.
Në një deklaratë, Presidenti amerikan Barak Obama tha se lirimi i ushtarit është një kujtim i angazhimit të palëkundur të Amerikës për të mos lënë asnjë burrë apo grua në uniformë pas në fushën e betejës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com