Talebanët u ndalojnë afganëve rrugën për në aeroport: S'ka shtyrje për evakuimet! Biden 'dorëzohet': SHBA tërheq trupat në 31 gusht! Shefi i CIA-s takohet me liderin e grupit radikal

Presidenti Joe Biden ka vendosur të mos e zgjasë afatin për tërheqjen e plotë të trupave amerikane dhe aleatëve afganë nga Afganistani, që është 31 gushti. Lajmi u bë i ditur të martën nga një zyrtar i administratës. Presidenti Biden e mori vendimin pas këshillimit me ekipin e tij të sigurisë kombëtare. Duke peshuar rreziqet që paraqet mbajtja e forcave në terren përtej afatit, zoti Biden zgjodhi të përfundojë misionin të martën e ardhshme, që ishte dhe afati që ai vendosi shumë përpara se talebanët të merrnin kontrollin e plotë të Afganistanit më 15 gusht.

Turmat jashtë Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai të Kabulit, vazhdojnë të rriten pas çdo dite që kalon nën sundimin taleban. Ajo që nisi fillimisht vetëm me disa qindra familje jashtë rrethrrotullimit që çonte në hyrjen kryesore të aeroportit me 15 gusht, tani ka rritur në mijëra burra, gra dhe fëmijë të dëshpëruar për tu larguara.

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën, në përpjekje për t’u larguar nga të shtënat dhe turmat që shkelnin njëri-tjetrin dhe janë vrarë dhe më shumë se 10.000 u evakuuan të hënën, ndërkohë që afati përfundimtar për largimin e afganëve po afron.

Udhëheqësit evropianë kanë shtuar thirrjet që Shtetet e Bashkuara të mbajnë trupat në Kabul edhe pas 31 gushtit, teksa përgatiten për një samit special të G7 të martën. Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe të tjerë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron e kanë shtyrë Joe Biden që të zgjasë afatin e 31 gushtit, por ai si duket ka vendosur të kundërtën.

Vendimi për shtyrjen e afatit sipas tyre, do të ndihmojë në evakuimin e mijëra shtetasve të huaj, si dhe afganë që punuan ose mbështetën operacionin e NATO-s të udhëhequr nga amerikanët. Gjithashtu, Gjermania po bisedon me Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe aleatët e tjerë në mënyrë që të mbajë aeroportin e Kabulit të hapur për evakuime përtej 31 gushtit, tha ministri i Jashtëm, Heiko Mass.

Por, talebanët ditën e djeshme kanë këmbëngulur që forcat perëndimore duhet të përfundojnë evakuimet deri në fund të muajit, përndryshe do të ketë pasoja të rëndë, duke paralajmëruar tensione të shumta.  Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se po rrit përpjekjet e tij të verifikimit dhe evakuimit. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price u shpreh se duke filluar nga 22 gushti, 28 fluturime ushtarake amerikane evakuuan afërsisht 10.400 njerëz nga Kabuli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
Takimi i udhëheqësve të G7 për krizën në Afganistan, liderët: Talebanët të lejojnë evakuimin edhe pas 31 gushtit

Kriza e rëndë që ka prekur Afganistanin ka qenë në qendër të diskutimeve të takimit të liderëve të G7-ës. Udhëheqësit e 7 ekonomive më të mëdha të botës i kërkuan talebanëve që të lejonin që njerëzit të largohen nga vendi edhe pas afatit të fundit më 31 gusht.

Ishte kryeministri britanik Boris Johnson, i cili pas takimit virtual të linderve të G7, deklaroi se ekziston një marrëveshje në G7 se kushti i parë për talebanët është të miratojnë kalimin e sigurt për afganët që duan të largohen nga vendi edhe pas afatit të rënë dakord më 31 gusht.

“Kushti numër një që vendosëm për talebanët si G7 është se ata duhet të garantojnë që kushdo që dëshiron të largohet nga Afganistani do të lejohet të largohet nga vendi i sigurt pas 31 gushtit,” tha Johnson pas një takimi virtual urgjent të G7.

Talebanët më herët janë shprehur kundër çdo shtyrje për evakuim nga Afganistani, pas afatit të dakorduar për datën 31 gusht.

Ora 19:33
Biden vendos t'i qëndrojë afatit të 31 gushtit për tërheqjen përfundimtare nga Kabuli

Presidenti Joe Biden ka vendosur të mos e zgjasë afatin për tërheqjen e plotë të trupave amerikane dhe aleatëve afganë nga Afganistani, që është 31 gushti. Lajmi u bë i ditur të martën nga një zyrtar i administratës.

Presidenti Biden e mori vendimin pas këshillimit me ekipin e tij të sigurisë kombëtare. Duke peshuar rreziqet që paraqet mbajtja e forcave në terren përtej afatit, zoti Biden zgjodhi të përfundojë misionin të martën e ardhshme, që ishte dhe afati që ai vendosi shumë përpara se talebanët të merrnin kontrollin e plotë të Afganistanit më 15 gusht.

Presidenti Biden i kërkoi ekipit të tij të sigurisë kombëtare që të hartojnë plane emergjence në rast se lind një situatë, që do të kërkonte shtyrjen për pak kohë të afatit, tha i njëjti zyrtar amerikan.

Të martën Shtetet e Bashkuara e rritën numrin e fluturimeve ajrore me të evakuuar nga Afganistani, në nivelin më të lartë të tyre. Zoti Biden po shqyrtonte mundësinë nëse do të zgjasë afatin që vendosi vetë, duke marrë në konsideratë kërcënimet e vazhdueshme të sigurisë nga grupet ekstremiste në kryeqytetin afgan, rezistencën e talebanëve ndaj shtyrjes së afatit si dhe mundësive që jo të gjithë amerikanët dhe aleatët afganë në rrezik, mund të evakuohen deri të martën tjetër.

Aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara, ligjvënësit amerikanë, grupet e veteranëve si dhe organizatat e refugjatëve po i kërkojnë Presidentit Biden të vazhdojë evakuimet për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Në një konferencë shtypi në Kabul, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha të martën se grupi nuk do të pranojë "asnjë zgjatje" të afatit.

Më vonë gjatë ditës, zëdhënësi Pentagonit John Kirby, tha se ushtrisë do t'i duhen "të paktën disa ditë" për të tërhequr plotësisht nga Kabuli pajisjet si dhe disa mijëra trupa. Ai tha se ende po synohet që largimi të ndodhë deri më 31 gusht. Sipas zotit Kirky ka kohë të mjaftueshme për të nxjerrë të gjithë amerikanët nga Afganistani, por ai dha pak detaje në lidhje me përfundimin e evakuimit të të gjithë afganëve në rrezik.

"Ne besojmë se kemi aftësinë për ta bërë këtë gjë deri në fund të muajit", tha ai, duke iu referuar një numri të paspecifikuar qytetarësh amerikanë që kërkojnë të largohen nga ky vend. Ai tha se disa qindra vetë janë evakuuar të hënën dhe se "disa mijëra" kanë arritur të dalin që nga fillimi i operacionit, por pa dhënë më shumë detaje.

Aleatët e Shteteve të Bashkuara e vende të tjera po kryejnë gjithashtu evakuime dhe do të duhet t'i mbyllin operacionet e të largohen, përpara trupave amerikane./Voa

Ora 17:12
Evakuimet nga Afganistani/ Shefi i CIA-s takohet me liderin e talebanëve

Drejtori i CIA -s William Burn dhe lideri i talebanëve, Abdul Ghani Baradar

Drejtori i CIA -s William Burns është takuar me udhëheqësin talebanë Abdul Ghani Baradar në Kabul. Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të cituar nga Washington Post dhe Associated Press. Takimi erdhi në mes të evakuimeve të vazhdueshme në aeroportin e Kabulit, por nuk ka detaje të tjera.

Ora 16:24
Talebanët u ndalojnë afganëve rrugën për në aeroport ! Nuk ka shtyrje afati për evakuimet

Talebanët nuk do të lejojnë që shtetasit afganë të shkojnë në aeroportin e Kabulit, për shkak të situatës kaotike atje, ka deklaruar ditën e sotme zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.  Gjatë një konference për media, ai tha se njerëzit e mbledhur në aeroport duhet të shkojnë në shtëpi, duke shtuar se siguria e tyre do të garantohet.

 “Ne kërkojmë nga amerikanët, që të mos inkurajojnë afganët që të largohen... ne na duhet talenti i tyre”.

Ndërkohë që gjatë konferencës së sotme Mujahid tha se nuk mendon se afati për evakuimin nga Kabuli do të shtyhet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka thënë se ai shpreson që deri më 31 gusht të mund të tërhiqen të gjitha forcat amerikane, por ai po përballet me presion nga aleatët evropianë dhe Britania që ky afat të zgjatet,  tëmë për të cilën do të diskutohet edhe në samitin online të G7.

Sipas Mujahid, ka kohë të mjaftueshme që shtetasit e huaj të largohen deri më 31 gusht dhe tha se talebanët “nuk janë në favor” që shtetasit afganë të lejohen të largohen.

Zëdhënësi i talebanëve tha po ashtu se mediat afgane kanë rifilluar punën dhe po ashtu janë rihapur spitalet, shkollat, universitetet dhe qeveria lokale.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme raportohet në mediat ndërkombëtare se drejtori i CIA -s William Burns është takuar me udhëheqësin talebanë Abdul Ghani Baradar në Kabul, edhe pse një takim I tillë nuk është pranuar publikisht nga palët.

Talebanët morën kontrollin e kryeqytetit afgan, Kabul më 15 gusht, teksa forcat amerikane kishin nisur që të tërhiqeshin nga Afganistani. Nga frika nga talebanët, mijëra afganë ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit për të ikur nga shteti.

Rreth 50.000 të huaj dhe afganë janë larguar nga Afganistani përmes aeroportit të Kabulit, që prej se talebanët morën kontrollin e Kabulit dhe mijëra burra, gra dhe fëmijë të dëshpëruar presin fluturimin e radhës për tu larguar nga vendi. Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në përpjekje për t’u larguar nga të shtënat dhe turmat që shkelnin njëri-tjetrin , duke të dhënë shembujt e vërtetë të luftës për mbijetesë.

Ndërkohë që UNICEF ka deklaruar se 10 milionë fëmijë në të gjithë Afganistanin kanë nevojë për ndihmë humanitare për të mbijetuar. Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se rreth 1 milion fëmijë afganë parashikohet të vuajnë nga kequshqyerja gjatë këtij viti dhe mund të humbin jetën pa marrë trajtim shëndetësor.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë