/ATSH-AFP/ - Persona të armatosur kanë rrëmbyer 30 myslimanë shiitë të etnisë hazara, shënjestër e  sulmeve të ekstremistëve sunitë, të cilët po udhëtonin në bordin e dy autobusëve në qendër të Afganistanit, njoftuan sot zyrtarë lokalë.
Pasagjerët u rrëmbyen dje në mbrëmje në rrugën mes Heratit dhe Kabulit në distriktin Shajoy të provincës Zabul, deklaroi guvernatori i distriktit, Abdul Khaliq Ayoubi.