Afganistan, pesë persona kanë humbur
jetën nga një sulm vetëvrasës në Kabul

Afganistan, pesë persona kanë humbur<br />jetën nga një sulm vetëvrasës në Kabul
Minisitria e Brendshme afgane ka njoftuar se 5 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës i ndodhur në afërsi të godinave qeveritare në Kabul.

Njw person ka hedhur veten në erë në afërsi të  Ministrisë së Mbrojtjes dhe ndërtesave të tjera qeveritare, gjatë kohës kur punëtorët ishin duke dalë nga zyrat.

Mes viktimave ka civilë dhe anëtarë të forcave të sigurisë njofton zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Sulmi është marrë përsipër nga i ashtëquajturi Shteti i slamik, nëpërmjet një deklarate përmes agjensisë së lajmeve Amaq.

Ky sulm ka pasur si synim të godiste një postobllok policor në afërsi të godinave qeveritare. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane