AFGANISTAN- Reshjet e shiut dhe rrëshqitjet e dherave kanë 'varrosur' një fshat të tërë në verilindje të Afganistanit.
Të paktën 350 persona kanë humbur jetën dhe rreth 2 mijë të tjerë janë shpallur të zhdukur si pasojë e një rrëshqitjeje dheu në verilindje të Afganistanit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e Badakshan ku 300 shtëpi janë mbuluar tërësisht nga dheu dhe shumë të tjera janë dëmtuar.
Skuadrat e shpëtimit të mbërritura në vendngjarje kanë shpëtuar 8 persona deri më tani. Sipas policisë, rrëshqitja e dheut ndodhi rreth orës 13:00 me orën lokale.
Shkaku i këtij incidenti besohet janë shirat e dendura.
Deri në këto momente vetëm 8 njerëz janë shpëtuar, shkruajnë mediet ndërkombëtare.
Ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë pajisje të mjaftueshme dhe bëjnë thirrje për ndihmë.
"Kjo është fizikisht e pamundur tani. Ne nuk kemi lopatëzat të mjaftueshme. Ne kemi nevojë për më shumë makineri ", ka thënë një qeveritar i krahinës.
Ai shtoi se autoritetet tashmë kanë evakuuar një fshat aty pranë në rast rreziku të shkarjes së mëtejshme të dherave.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com