Afganistan-SHBA, miratohet pakti strategjik

Afganistan-SHBA, miratohet pakti strategjik
KABUL- Senati i Afganistanit miratoi një marrëveshje të partneritetit strategjik mes Kabulit dhe Uashingtonit, duke hapur rrugën për një prani amerikane në vend, edhe pas tërheqjes së trupave luftarake të huaja në vitin 2014. Zyrtarët afganë bënë të ditur se nga 80 senatorë që votuan për miratimin e kësaj marrëvesheje, vetëm 13 ishin kundër paktit.
Votimi vjen pasi parlamenti afgan ratifikoi marrëveshjen më 26 maj.
Marrëveshja, e cila duhej të ratifikohej edhe nga senati edhe nga parlamenti, do të hyjë menjëherë në fuqi. Dokumenti u nënshkrua nga presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti i Afganistanit Hamid Karzai në Kabul.
(s.ç/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali