NEW DELHI - Një shkrimtare indiane, e njohur për një libër mbi militantët islamikë, është vrarë në Afganistan nga talebanët.
 
Bëhet fjalë për Sushmita Banerjee, 49 vjeç, e martuar me një biznesmen afgan.
 
Në 1998 kishte shkruar një libër me kujtime nga arratia e saj nga Afganistani gjatë regjimit të talebanëve, i cili u bë më pas një best-seller në Indi.
 
Volumi që titullohet 'A Kabuliwala's Bengali Wife' frymëzoi edhe një film në Bollywood në 2003.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)