AFGANISTAN- Të paktën 80 persona kanë humbur jetën e ndërsa kanë mbetur të plagosur 350 të tjerë si pasojë e një shpërthimi makinë bombë.
 
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në zonën diplomatike të kryeqytetit afgan, pranë disa ambasadave dhe jo shumë larg nga pallati presidencial.
 
Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm saqë shkatërroi më shumë se 30 makina dhe dritaret e ndërtesave përreth.
 
Nuk dihet ende se cili ka qenë objektivi i sulmi duke qenë se sulmi ndodhi në një zonë pranë ndërtesave diplomatike, por mendohet se ka qenë si synim Ambasadën Gjermane. 

[gallery]22507[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)