AFGANISTAN- Të paktën 37 persona janë vrarë mëngjesin e sotëm në një sulm vetëvrasës me bombë, në një xhami në veri të Afganistanit.
Nga sulmi në pjesën e përparme të xhamisë në Maimana, kryeqyteti i provincës Faryab u plagosën më shumë se 40 njerëz.
Sipas zyrtarëve mes viktimave ka civilë dhe oficerë policie.
Dëshmitarë okularë dhe zyrtarët thanë se sulmuesi vetëvrasës u afrua afër xhamisë dhe bombën që shpërtheu e kishte vendosur nën jelekun e tij.
Shpërthimi ndodhi pasi besimtarët kishin mbaruar lutjet e Bajramit.
Korrespondenti i BBC-së në Kabul thotë se nuk është e qartë sesi sulmuesi arriti të marrë të paktën katër pikat e kontrollit të sigurisë për të sulmuar në xhami.
Zëvendës guvernatori provincial, Abdul Satar Barez tha për agjencinë e lajmeve AFP se sulmuesi mbante veshur një uniformë policie.
Sulmet në veri të Afganistanit janë shumë më pak të zakonshme se në jug dhe në lindje. Krahina Faryab është konsideruar të jetë relativisht paqësore.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com