KABUL - Forcat afgane kanë marrë zyrtarisht përgjegjësinë e sigurisë për të gjithë vendin nga trupat e udhëhequra nga NATO-ja, duke përfunduar një proces të filluar në vitin 2011. Presidenti Hamid Karzai ishte i pranishëm në ceremoninë në të cilën misioni paqësor ISAF i dorëzoi kontrollin trupave vendase për të paktën 95 rajone. Ngjarja shënon një moment të rëndësishëm që kur forcat e udhëhequra nga SHBA rrëzuan talibanët pas sulmeve të 11 shtatorit në 2001.
Presidenti Karzai dhe shefi i NATO-s Anders Fogh Rasmussen përshkruan këtë ceremoni si një moment historik për afganët. “Siguria jonë dhe forcat e mbrojtjes tani do të jetë në krye”,-tha presidenti Karzai në një fjalim për audience, ku merrnin pjesë udhëheqës afganë të lartë të sigurisë dhe politikës si dhe personalitete të huaja. Në prag të ceremonisë u shënua një sulm vetëvrasës, ku humbën jetën tri persona në Kabul.
Sulmuesi besohet të ketë pasur në shënjestër autokolonën e zëvëndëpresidentit dhe një udhëheqës i pakicës etnike Hazara. Për fat të mirë zv.presidenti Mohammad Mohaqeq mori vetëm disa lëndime të lehta. Një forcë ushtarake e NATO-s pas vitit 2014 në qoftë se miratohet nga qeveria afgane mund të sigurojë trajnim, mbështetje ajrore, shkëmbim të informacioneve të zbulimit dhe operacione kundër terrorizmit në partneritet me ushtarët afganë.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com