Afganistan-Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë janë plagosur pas një sulmi kamikaz në qytetin e Kabulit, përballë ndërtesës së Gjykatës Supreme.

Sipas autoriteteve lokale, kamikazi e ka aktivizuar bombën që mbante veshur në momentin që punonjësit e gjykatës po hynin në autobus.

Asnjë organizatë nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi, ndërkohë që dyshohet se ky sulm mund të jetë bërë nga talibanët.

Një sulm muajin e kaluar përpara godinës së parlamentit, përgjegjësinë e të cilit e kanë marrë talibanët, shkaktoi vdekjen e 30 personave dhe plagosjen e 80 të tjerëve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptaja.com