Afganistan - Një sulm vetëvrasës jashtë konsullatës indiane në pjesën lindore të Afganistanit ka vrarë gjashtë persona dhe plagosur 22 të tjerë.

Shefi i policisë lokale tha se kamikazi që po drejtonte makinën bombë shpërtheu në afërsi të barrierës së sigurisë te konsullatës si dhe të një xhamie aty pranë. Pothuajse të gjithë viktimat ishin civilë me përjashtim të një ushtari të plagosur afgan, tha një zyrtar i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë në provincën Nangarhar. 

"Një shpërthim në frontin e Konsullatës së Indisë në Xhelalabad. Të gjithë zyrtarët e trupit diplomatik Indian janë të sigurtë. " tha zëdhënësi Ministrisë së Jashtme Indiane në rrjetin social Twitter.
Misionet diplomatike indiane kanë qenë shpesh herë objektiva të sulmeve të mëparshme në Afganistan.

Kufiri lindor i provincës Nangarhar, dhe kryeqyteti i saj Xhelalabad kanë qenë prej kohësh një vatër e veprimtarisë kryengritëse. Të premten, nga një betëjë ndërmjet forcave afgane të sigurisë dhe luftëtarëve talebanë në provincën Shirzad u vranë dhjetra policisë afgane dhe kryengritës, thanë zyrtarët vendas.

Sulmi pasoi një alarm të gjerë botëror udhëtimi të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të premten duke thënë se Al Kaida mund të jetë duke planifikuar sulme në muajin gusht, veçanërisht në selitë diplomatike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)