AFGANISTAN- Një tjetër sulm kundër ushtarëve italianë në Afganistan. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane.
Njëri prej tyre, i cili ishte kapiteni, ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Incidenti ka ndodhur në mëngjesin e të shtunës në zonën Farah, në jug të vendit e cila i është besuar kontrollit të ushtarëve italianë.
Ata po ktheheshin pas një stërvitje të përbashkët me trupat afgane, kur një shtetas afgan i është afruar makinës ku po udhëtonin ushtarët italianë, dhe ka hedhur brenda në bordin e saj një bombë dore.
Megjithatë, dinamika e ngjarjes është ende për t’u sqaruar.
Deri më tani 53 ushtarë italianë janë vrarë në Afganistan. Italia ka ushtarët e saj në ketë vend që prej vitit 2004 si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja)
/Shqiptarja.com