Një shpërthim i fortë tronditi qendrën e Kabulit rreth orës 10 të mëngjesit (7.30 në Shqipëri). Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, ngjarja me 5 viktima dhe 20 të plagosur, ka ndodhur në Shahdarak, ku ndodhen Ministria e Mbrojtjes dhe selia e NATO-s, përfshirë atë të inteligjencës afgane (NDS).
Pasi morën përgjegjësinë për sulmin, talebanët konfirmuan se shënjestra e tyre ishte selia e inteligjencës afgane.
Autori I sulmit vetvrasës, përmes bombës, kishte shërthyer një makinë dhe një minibus, ndërsa aty po kalonte një autokolonë me ushtarësh të huaj.
Një dëshmitar okular tha se kishte parë të paktën trupat e 5 të vdekurve.
Ky është sulmi i pestë taleban, ndërsa në vend vazhdojnë negociatat me SHBA për tërheqjen e trupave amerikane pas gati 20 vite luftë.
Palët kanë arritur një marrëveshje "parimore" sipas së cilës Pentagoni do të tërheqë 5,000 nga 13,000 ushtarët e vendosur në Afganistan. Si kompensim, grupi fondamentalist ka premtuar të distancohet nga Al-Kaeda, të luftojë ISIS-in dhe të parandalojë xhihadistët të përdorin Afganistanin si një strehë të sigurt.
Megjithatë, dje, qeveria afgane shprehu dyshime në lidhje me marrëveshjen, duke pretenduar se ajo kishte nevojë për më shumë informacion mbi rreziqet që marrëveshja paraqiste.
Të hënën, të paktën 16 njerëz u vranë në një sulm të pretenduar nga Talibanët pranë kompleksit të fshatit ‘Green’ në Kabulin lindor, ndërsa Shtetet e Bashkuara po negociojnë një marrëveshje paqeje.