AFGANISTAN - Shtatë ushtarë afganë kanë mbetur të vdekur pasi një automjet ku ata udhëtonin u godit në një sulm në veri të vendit. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në qendër të zonës së njohur si distrikti i Baghlan.

Ushtarakët mësohet se ishin në patrullim në momentin kur u gjenden përballë sulmit të papritur. Komandanti vendor i ushtrisë afgane kolonel Janullah Safi konfirmoi atë çka kishte ndodhur në një intërvistë për Al Jazeera.

Ditën e mërkurë 27 persona u plagosën në një sulm ndaj civilëve në provincat Herat dhe Khost ndërsa 48 orë më parë 55 afganë u vranë në një sulm me bomba në Nimroz.
(dm/Shqiptarja.com)