KABUL - Persona të armatosur kanë sulmuar pallatin presidencial në Kabul në orët e para të mëngjesit të së martës. Sulmi me armë zjarri dhe me bomba ka zgjatur për 1 orë e 30 minuta. Sipas policisë të gjithë sulmuesit janë vrarë, pas një beteje mes forcave të sigurisë dhe militantëve. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur gazetarët mblidheshin në pallat, për të ndjekur një konferencë për media të presidentit Hamid Karzai.
Por nuk është ende e njohur nëse presidenti ka qenë brenda në pallat në kohën e sulmit. Policia ka shpjeguar se talebanët kishin përdorur dokumenta false për të kaluar kontrollet e sigurisë dhe pasi janë afruar pallatit presidencial filluan të qëllonin me armë zjarri. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët. Zëdhënësi i tyre Zabihullah Mujahid ka thënë se sot në orën 6.30 një grup martirësh ka sulmuar pallatin presidencial, ministrinë e Mbrotjes dhe Hotel Ariana.
Sipas disa raportimeve, në të njëtën kohë ka pasur shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri pranë ndërtesave qeveritare të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe pranë Hotelit Ariana, ku CIA - Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka zyrat e saj.
Sulmi i të martës vjen pak ditë më pas kur NATO ka kaluar sigurinë e vendit te forcat afgane si dhe pas pezullimit të bisedimeve nga ana e Kabulit me SHBA-në për një marrëveshje të re nëse një pjesë e kontigjentit ndërkombëtar paqeruajtës do të qëndrojë pas largimit të fundit të forcave ushtarake të huaja në fund të vitit 2014.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com