KABUL -Forcat afgane të sigurisë kanë ndaluar sulmin e talebanëve të armatosur rëndë pasi ata goditën një ndërtesë ushtarake të NATO-s pranë aeroportit kryesor në kryeqytetin e Kabulit.

Incidenti filloi në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku u raportua nga dëshmitarët për shpërthime dhe plumba që vinin nga aeroporti. Shkëmbimet e zjarrit vazhduan për disa orë me talebanët, të cilët hodhën dhe granata në rrugët përreth aeroportit.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Kabul tha se ka raporte për të paktën 7 talebanë të vrarë. Një korrespondent i BBC-së në vendngjarje thotë se forcat afgane kanë marrë situatën nën kontroll pa ndihmën e forcave ndërkombëtare.

Të gjitha fluturimet janë anuluar në dhe jashtë aeroportit ndërkombëtar të Kabulit, e cila është një bazë e madhe ushtarake e kontrolluar nga NATO-ja.
Sipas autoriteteve nuk ka viktima nga radhët e policisë apo civilëve. Një zëdhënësi i talebanëve tha se në shënjestër ishte baza ushtarake e NATO-s, e jo pjesa civile e aeroportit.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)