AFGANISTAN- Ditën e sotme aeroporti ndërkombëtar i Kabulit është sulmuar me gjashtë raketa gjatë vizitës së kreut të Pentagonit, James Mattis, raporton ministria afgane e Punëve të Brendshme.

Sulmi është marrë përsipër nga talebanët, ishte drejtuesi Zabiullah Mujahid, i cili nëpërmjet një postimi në Twitter kanë thënë se shënjestra ishte avioni i sekretarit amerikan të mbrojtjes Mattis, shkruajn mediat e huaja.

Nga sulmi u plagosën pesë civilë në një shtëpi pranë aeroportit dhe tre terroristë të armatosur u vranë në një ndërtesë aty pranë nga forcat afgane.

Mattis dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbërritën sot në kryeqytetin e vendit për një vizitë zyrtare pas vendimit për shtimin e tre mijë trupave amerikane në afganistan