Kabuli ka qenë objektiv i dy sulmeve të talibanëve të enjten, ditën kur ligjvënësit kanë miratuar marrëveshjet që lejojnë mijëra trupa të huaja të mbeten në Afganistan edhe pas fundit të këtij viti.
 
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qarkun diplomatik Wazir Akbar Khan, i cili është pasuar edhe me të shtëna me armë zjarri.
 
Në këtë qark ndodhen disa ambasada të huaja dhe agjenci ndërkombëtare.
 
Një zëdhënës i talibanëve ka thënë se shënjestër e sulmit ka qenë një kompleks i ndërkombëtarëve.
 
Ky sulm ka ndodhur disa orë pasi një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një automjet të ambasadës britanike në Kabul, duke vrarë gjashtë njerëz – pesë afganë dhe një britanik./REL/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)