Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi terrorist në një kompani ndërtimi në lindje të Afganistanit.
Autoritetet u shprehën se në fillim pati dy shpërthime kamikaze të cilët krijuan kaos dhe shumë panik pastaj në ndërrmarje hynë tre përsona të armatosur duke qëlluar drejt punojësve.Forcat e sigurimit ndërhynë menjeherë duke iu kundërpërgjigjur sulmit të terroristëve me armë zjarri.
Autoritetet vendore pohuan se 17 persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre punëtorë në kompaninë private të ndërtimit.Ata u shprehën se njoftuar se të tre sulmuesit janë vrarë dhe se situata është nën kontroll.
Ende nuk dihet se kush është përgjegjës për sulmin e rëndë që ndodhi të mërkurën në kompaninë e ndërtimit afër aeroportit kryesor, në qytetin e Jalalabad