Afganistan, vritet gazetari i një province

Një gazetar i një radio-televizioni lokal në provincën lindore të Nangarharit është vrarë. Sipas të përditshmes lokale “Khaama Press”, gazetari punonte edhe si këshilltar për kulturën pranë zyrës së guvernatorit të provincës. Reporteri Haji Mohammad Zubair Khaksar u bllokua nga grupi i armatosur natën e së premtes teksa kthehej në shtëpi, raporton “Khaama Press”.

Për momentin, asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e atentatit, që është i pari ndaj një reporteri afgan në Nangarhar, pasi radioja “Zëri i Kalifatit” e promovuar nga ISIS, nisi të godiste operatorët aktivë të qeverisë lokale në fushën e medias.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)