AFGANISTAN-Forcat speciale të Direktoratit Kombëtar të Sigurisë në provincën e Gaznit, kanë njoftuar se gjatë një operacioni të tyre është vrarë Saifullah Akhtar, një prej komandantëve të lartë të Al-Kaedas.
”Ai kishte grumbulluar rreth 30 000 luftëtarë në Afganistan për të luftuar më pas në Azinë Qendrore”, thuhet në një deklaratë të direktoratit Kombëtar të Sigurisë.
Gjithashtu autoritetet afgane bëjnë të ditur se Akhtar është përgjegjës për një kamp të rëndësishëm terrorist në Bagram.
Saifullah Akhtar, është një prej komandantëve të lartë të Al-Kaedas, i cili ka udhëhequr luftëtarët pakistanezë gjatë kohës kur vendi drejtohej nga regjimi taleban.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com