KABUL - Qeveria afganë ka shpallur 1 ditë zie kombëtare për mijëra persona të vdekur nga rrëshqitja e dheut në fshatin e Badakhshan, ditën e premte.
Besohet se rreth 2 mijë persona janë varrosur të gjallë në shtëpitë e tyre. Autoritetet përfunduan zyrtarisht operacionet e kërkimit për të mbijetuar ditën e shtunë.
Ndërkohë, rreth 600 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur, pasi nxituan të ndihmonin në operacionet e shpëtimit, por u zunë nga një rrëshqitje e dytë e dheut.
Shkaku i i rrëshqitjes së dheut besohet se janë shirat e dendura që kanë përfshirë këtë zonë në ditët e fundit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com